Sociale

Covid-19/ Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja në 24 orë

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë kryer 2 377 testime dhe janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e të infektuarve në 130 118 që nga fillimi i pandemisë.

Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë janë në këto bashki:  7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 6 pacientë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë