Sociale

Covid-19/ Asnjë humbje jete dhe 14 raste të reja në 24 orë

Asnjë person nuk ka humbur jetën dhe 14  raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë shëruar 48  persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 3057 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë