Sociale

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 2954 testime, 4 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime nga të cilat ka rezultuar pozitiv një qytetar nga Elbasani. Ndërkohë janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.994 që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

“Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2954

Testime totale 798,276

Raste pozitive 132,513

Raste të shëruara 129,994

Raste Aktive 63

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 26

Shkodër 14

Durrës 5

Lezhë 5

Elbasan 5

Berat 3

Dibër 2

Kukës 1

Fier 1

Vlorë 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë