Sociale

Covid-19 anulon mbrëmjet e maturës! Shahini: Të gjejmë forma të tjera festimi

Në komunikimin e zakonshëm me publikun, Ministra e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, iu përgjigj të rinjve se nuk do të ketë mbrëmje maturës për shkak se ky format nuk e respekton distancimin social.

Diçka tjetër që Ministrja Shahini theksoi ishte se duke nisur që nga data 4 maj do të ketë komunikim të përditshme nga Rezana Vrapi, drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, mbi detajet e nevojshme të provimeve të maturës.

“Platforma akademi.al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, të cilat do t’i transmetojnë në RTSH. Kështu që, jam e bindur që sivjet do të jeni më të përgatitur se kurrë më parë për të bërë provimin e maturës,” shtoi më tej Ministrja.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/685963132235512/

Gjithashtu Ministrja Shahini  tha se kthimi në shkollë për maturantët nuk është i detyrueshëm. Më tej Shahini shtoi se  shkollat po hapen sepse maturantët kanë kërkuar konsultime më mësuesit.   

“Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë,” shtoi Shahini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë