Sociale

COVID-19/ 8 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një qytetar 73 vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë nga Covid-19. Gjithashtu, janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.
"Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë," thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43
Tiranë          37
Berat             17
Durrës          11
Lezhë           7
Elbasan        6
Gjirokastër    6
Korçë           3
Dibër             3
Fier                2
Kukës           1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë