Sociale

Covid-19- 655 raste të reja dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga Covid-19,1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç. Gjithashtu, janë shtuar edhe 655 raste të reja nga 4499 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë. 
:Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar,"thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier  1779
Shkodër   1321
Durrës  1266
Lezhë  992
Vlorë   956
Korçë    899
Elbasan 890
Berat  789
Dibër  563
Gjirokastër 461
Kukës 396


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë