Sociale

Covid-19/62 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orë

62 raste të reja dhe 1 humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë kryer 294  testime dhe janë shëruar 415 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.

Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 19 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Lushnje, nga 3 Durrës, Dibër, Himarë, Gramsh, Devoll, nga 2 Vlorë, Kavajë, Tepelena, nga 1 Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Sarandë, Kolonjë.

 Qytetari që ka humbur jetën është një qytetar nga Tirana 88 vjeç.

Janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë