Sociale

COVID-19: 6 të vdekur, 311 raste të reja në 24 orë

Vijojnë shifrat e larta të personave që kanë ndërruar jetë në vendin tonë: Në 24 orë kanë humbur jetën 6 qytetarë të prekur nga COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 311 persona.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi gjithashtu se gjatë kësaj kohe janë shëruar 85 pacientë, duke e çuar në 10 mijë e 893 numrin total të të rikuperuarve nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 493.
Janë kryer gjithashtu 1397 testime. Në total, sipas ministrisë, prej muajit mars janë kryer 121,004 teste për të dyshuarit me COVID-19. Prej tyre,  20,004 janë pozitivë.
Në vend aktualisht janë 8,618 raste aktive, nga këto 289 janë të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë.

COVID-19 – Statistika (28 tetor 2020)
Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,004
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,618
Humbje jete 493


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë