Sociale

COVID-19/ 5 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Gjithashtu, janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.
"Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive," thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë. 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         60
Shkodër       54
Berat             33
Korçë            25
Lezhë           20
Elbasan        14
Vlorë              7
Gjirokastër   6
Durrës          4
Kukës           3
Fier                2
Dibër          2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë