Sociale

COVID-19/ 5 humbje jete dhe 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të prekur nga Covid-19,2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi,  1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 - 77 vjeç.
Në të njëjtën kohë, janë kryer 3457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 139 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar," shpjegohet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   17561
Fier      1983
Durrës  770
Shkodër      694
Gjirokastër   485
Korçë    567
Vlorë    325
Kukës     227
Dibër    177
Elbasan   123
Berat       76
Lezhë     33


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë