Sociale

Covid-19, 45 raste të reja dhe 3 të vdekur. 86 pacientë të shtruar në spitale

Në 24 orët e fundit, nga 2596 testime të kryera gjithsej, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 45 raste të reja me koronavirus.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 nga Gjirokastra, 1 nga Shkodra, 1 nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç.
Po ashtu, janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë marsin e shkuar.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.

Statistika (13 maj 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 1050
Të shtruar në spitale 86
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,596

Testime totale 668,531
Raste pozitive 131,890
Raste të shëruara 121,122
Raste Aktive 8342
Humbje jete 2426

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6798
Shkodër 268
Fier 195
Korçë 206
Gjirokastër 200
Durrës 129
Vlorë 151
Elbasan 117
Lezhë 100
Berat 83
Dibër 47
Kukës 48


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë