Sociale

Covid-19/ 4 humbje jete dhe 83 raste të reja në 24 orët e fundit, 4 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën dhe janë shënuar 83 raste të reja me Covid-19.

Ministria thotë se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy paciente 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë, situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ministria thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.

“Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë”, vijon më tej ministria.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)

Testime totale                     32353

Raste pozitive                      3454

Raste të shëruara   1946

Raste Aktive                         1415

Humbje jete                         93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        591

Durrës                       223

Shkodër                    180

Vlorë              113

Lezhë             63

Fier                             29

Kukës                         43

Korçë             32

Elbasan                      36

Berat             39

Gjirokastër   25

Dibër              18


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë