Sociale

Covid-19/ 301 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orë

301 raste të reja dhe 4 humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë kryer 2396  testime dhe janë shëruar 463 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 196 298 që nga fillimi i epidemisë.

Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Qytetarët që kanë humbur jetën janë: një qytetar nga Tirana 67 vjeçë, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.

Janë 5474 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë