Sociale

Covid-19: 3 të vdekur, 151 raste të reja, 80 të shëruar në 24 orë

Mjekja Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 3 humbje jete për shkak të COVID-19; kanë ndërruar jetë një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana, ndërsa janë shtuar edhe 151 raste të reja me Covid-19.

“80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime dhe shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes,” deklaroi Tomini.

Më tej ekspertja tha se qytetarët dhe bizneset duhet të respektojnë masat për parandalimin e Covid-19 dhe nuk duhet të humbasin vigjilencën. Më tej Tomini deklaroi se personat e prekur duhet të kontaktojnë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, per sherbim psikologjik te specializuar dhe te sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2074
Durrës 454
Shkodër 313
Lezhë 216
Elbasan 175
Korçë 143
Vlorë 136
Kukës 130
Fier 122
Berat 68
Dibër 34
Gjirokastër 36


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë