Sociale

Covid-19/ 2 të vdekur dhe 39 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Covid-19, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç, ndërkaq janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive," thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         5032
Shkodër       250
Fier               160
Korçë            209
Gjirokastër   197
Durrës          106
Vlorë             143
Elbasan        113
Lezhë           102
Berat             77
Kukës           42
Dibër           37


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë