12 persona kanë humbur jetën dhe 775 raste të reja me Covid janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor, MSh njofton se janë shëruar 972 persona, por është ulur numri i testimeve në rreth 2700, numër më i vogël në krahasim me ditët e kaluar.
Tirana mbetet kryevatra e rasteve të reja, ndërkohë që është rritur në 547 numri i të shtruarve në spitale.
Me infektimet e reja, numri total i personave të prekur nga Covid shkon në 93 mijë e 850 qytetarë, ndërsa viktima janë regjistruar 1567.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
12 qytetarët që e kanë humbur betejën me COVID-19 janë: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç.
COVID-19 – Statistika (15 shkurt 2021)
Raste të reja ditore 775
Të shëruar në 24 orë 972
Të shtruar në spitale 547
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2698
Testime totale 416,976
Raste pozitive 93,850
Raste të shëruara 57,736
Raste Aktive 34,547
Humbje jete 1,567
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20505
Fier 2952
Vlorë 1801
Durrës 1718
Elbasan 1307
Shkodër 1500
Lezhë 1127
Korçë 1018
Berat 1018
Gjirokastër 855
Kukës 429
Dibër 317
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.