Sociale

COVID-19/  11 të shëruar, 1 rast i ri dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ka ndërruar jetë 1 pacient 83 vjeç nga Tepelena ka ndërruar jetë nga Covid-19, ndërkaq janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.
"Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       36
Tiranë          31
Durrës          11
Berat             8
Lezhë           7
Elbasan        6
Dibër             3
Kukës           2
Gjirokastër    1
Korçë           1
Fier                1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë