Sociale

Covid-19/1001 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orë

1001 raste të reja dhe dy humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë kryer 2221 testime dhe janë shëruar 687 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamëz, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd.  

Janë 5,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tiranë të moshave 63-76 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë