Sociale

COVID-19/ 1 humbje jete dhe 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4,232 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 139 qytetarë, në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.

Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Durrësi.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             319
Shkodër          137
Elbasan           89
Vlorë               83
Fier                  57
Berat               48
Lezhë              44
Durrës             34
Kukës              24
Korçë               18
Gjirokastër       17
Dibër                 6


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë