Sociale

Covid-19/ 1 humbje jete, 11 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient 73 vjeç nga Berati.  Ndërkaq situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër,  Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

"Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar,  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë," thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë