Sociale

Çomo dhe Kalo munguan. Mjeku: Asnjë tolerim atyre që nuk zbatojnë masat

Në mbledhjen e ditës së enjte të Komitetit teknik të Ekspertëve, mungonin Shefja e shërbimit të Infektivit, Najada Çomo dhe Mjeku reanimator Tritan Kalo. Ndërkohë një postim të orëve të fundit në rrjetin social “Facebook” mjeku Tritan Kalo ka shprehur mendimin e tij për situatën epidemiologjike në vend.
Kalo shkruan se përdorimi i vaksinës, do të ndikojë në uljen e rasteve të prekura, por sipas tij duhet të ndërgjegjësohemi se edhe dita e vaksinimit të gjithë popullatës është e largët.
Kalo shpjegon se mbeten gjithnjë me vlerë për t’u zbatuar masat që janë këshilluar deri më tani si maska, higjiena personale dhe distancimi. Ndër të tjera Kalo shpjegon se as autoritetet nuk duhet të tregohen tolerantë ndaj kujtdo që nuk respekton masat. Mjeku shkruan se edhe grumbullimet në takimet elektorale, në ndodhitë familjare, në mjetet e transportit publik apo edhe në mjediset e shkollave, si edhe mungesa e zbatimit të masave të higjienës në mjediset kolektive, vazhdojnë të ndikojnë në shtimin e rasteve të infektimeve nga Sars-Cov2/Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë