Gazeta Si – Edhe 65 kamera të tjera sigurie të paligjshme janë çmontuar në Tiranë nga policia pas aksionit të një ditë më parë, duke e çuar në 220 numrin e tyre në total.
Aksioni i nisur në kuadër të hetimit të koduar “Fijet” ka vazhduar në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”.
Në të gjitha këto rrugë janë hequr 65 kamera të paligjshme që dyshohet se janë vendosur nga kontigjentë kriminalë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K. Në total, numri i personave ndaj të cilëve kanë nisur hetimet ka shkuar në 44.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.