Ka ndodhur

Ç’montohen 20 kamera të paligjshme të grupeve kriminale në Fier dhe Lushnjë

Gazeta Si - Aksioni i policisë për çmontimin e kamerave të paligjshme në rrugët e vendit, ka vijuar këtë të diel në Fier dhe Lushnjë.

Policia ka sekuestruar 20 kamera sigurie në këto qytete nga grupe kriminale në kundërshtim me ligjin me qëllim vëzhgimin dhe lëvizjen e uniformave blu.

Nga këto kamera, 5 prej tyre ishin vendosur në qytetin e Fierit dhe 15 në qytetin e Lushnjës. Nën hetim për vendosjen e tyre janë vënë 5 persona.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu në Fier u çmontuan 5 kamera, ndërsa në Lushnje, 15 të tilla.

“Gjatë fazës së shtatë të këtij plani operacional, në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K. Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T.,  S. T. dhe K. A”, njoftoi policia.

Në ditët e fundit, policia çmontoi qindra kamera të paligjshme në Shkodër, Vlorë, Durrës, Shijak, Krujë, Korçë dhe Pogradec.

Pajisjet dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale që veeprojnë në këto zona, ndërsa në Durrës nisën hetimet për 8 persona, të gjithë me precedent të mëparshëm kriminalë dhe të shpallur në kërkim për veepra të ndryshme penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë