Media Galeri

Çmontimi i harqeve të arta të McDonald’s në Rusi

Teksa zëvendësuesi për McDonald’s në Rusi ka zbuluar logon e tij të re, nëpër qytete po hiqen logot e vjetra.

Logoja e re përmban një burger dhe dy patate të skuqura në formën e një M, megjithëse emri i markës së re nuk është zbuluar ende.

Kritikët e logos së re kanë vënë në dukje ngjashmërinë e saj me atë të zinxhirit të hoteleve Marriott, që operon në Rusi. Një person në mediat sociale e përshkroi atë si “Logoja e hotelit Marriott e kryqëzuar me flamurin e Bangladeshit”.

Sipas raporteve të agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, aplikacioni McDonald’s në Rusi është riemërtuar si “My Burger”. Agjencia u informua se ky ishte një emër i përkohshëm, për të përmbushur kërkesën për të hequr markën McDonald’s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë