Media Galeri

Çmimet “Tony Broadway” në foto

Më të mirët e Broadway-t u zbuluan të dielën mbrëma në Radio City Music Hall të Nju Jorkut.

Çmimet Tony u pritën nga veteranja e Broadway-it Ariana DeBose, e cila së fundmi luajti në filmin “West Side Story” dhe fitoi një Oscar për aktoren më të mirë dytësore.

“A Strange Loop” mori çmimet për muzikën më të mirë.

Muzikali pop “MJ”, i cili zhvillohet gjatë një turneu të Michael Jackson, fitoi katër çmime, duke përfshirë interpretimin më të mirë nga një aktor në një rol kryesor. “The Lehman Trilogy” fitoi pesë çmime.

Viti i kaluar shënoi një rikthim triumfues për Broadway, i cili u mbyll për më shumë se një vit për shkak të pandemisë Covid-19. Shfaqjet filluan të rihapen në shtator 2021, megjithëse shpërthimet e mëvonshme detyruan disa shfaqje të anuloheshin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë