Ekonomi

Çmimet rriten lehtë në prill, por inflacioni ende larg objektivit të BSH

Inflacioni është rritur lehtë për prillin, por ngelet në nivele të ulëta dhe larg objektivit të bankës së Shqipërisë prej 3 %.

INSTAT ka raportuar se inflacioni u rrit në 1.4% në muajin prill, nga 1.1% që u rrit në muajin mars. Në terma krahasimor vjetorë, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni shënoi 2.1%. Rritjae lehtë e muajit prill ka ardhur nga rritja e përgjithshme e çmimit të ushqimeve; “zarzavate ”, “qumësht, djathë dhe vezë”, “peshk”, etj.

Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” shënuan ulje të pasuara nga grupi “fruta”, “bukë dhe drithëra”. Grupet e tjera me peshë në indeksin e çmimeve të konsumit nuk pësuan luhatje domethënëse gjatë muajit prill, duke bërë që inflacioni të ngelet në nivele mjaft të ulëta. Banka e Shqipërisë kishte parashikuar që mbi çmimit i lekut do të vazhdonte të jepte efekte në uljen e çmimeve edhe në gjysmën e parë të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë