Ekonomi

Çmimet në Shqipëri, poshtë mesatares europiane, ulet ritmi i shtrenjtimit të mallrave

Nga Gazeta 'SI' - Gjatë marsit inflacioni i harmonizuar në Shqipëri raportohet 2.4%, matur me metodën e Eurostat.

Treguesi është ulur lehtë nga muaji shkurt, por grupet e shportës, nga ushqimet tek transporti raportohen me rritje. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e shërbimit arsimor me 4.2%, pasuar nga grupet argëtim dhe kulturë me 3.9%, mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje me 3.6 %.

Prej muajsh, inflacioni në Shqipëri ishte ndjeshëm më i lartë se vendet e pasura të bllokut, por tashmë qëndron poshtë mesatares europiane prej 2.6%. Gjithsesi, Shqipëria lë pas vende si Gjermania, Suedia, etj, për nivelin e rritjes së çmimeve.

Sipas grafikut vërehet se inflacioni është më i lartë në shtetet e lindjes apo ato në zhvillim.

Sipas shpjegimit të dhënë nga institucionet statistikore, inflacioni i harmonizuar sipas Eurostat mat ndryshimin e strukturës së shpenzimeve të konsumatorëve sipas produkteve, ndërsa inflacioni që matet nga autoritetet vendase mat ecurinë e çmimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë