Ekonomi

Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 15% që nga 2010

Çmimet e shtëpive në BE, duke përfshirë blerjet e apartamentve, shtëpive si të reja dhe ekzistuese, janë luhatur ndjeshëm që nga viti 2006 me ritme vjetore të rritjes me rreth 8% në 2006 dhe 2007, pasuar nga një rënie prej 4% në 2009 si rezultat i krizës. Por çmimet filluan të rriten përsëri në 2014-ën.

Në përgjithësi, midis 2010 dhe 2018, çmimet e shtëpive u rritën gjithsej me 15% në BE dhe 11% në eurozonë.

Në mesin e Shteteve Anëtare, rritjet më të larta gjatë kësaj periudhe janë vërejtur në Estoni (+ 83%), Letoni (+61%), Austri (+56%), Suedi (+55%) dhe Luksemburg (+50%), ulja më e madhe në Itali (-17%), Spanjë (-12%) dhe Qipro (-8%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë