Treg

Çmimet e naftës në ‘pritje’ të kundërpërgjigjes së Izraelit

Çmimi i naftës ra lehtë gjatë të martës pas shqetësimeve se tregjet do të kenë një mungesë nafte pas përshkallëzimit të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Rënia u nxit nga përshpejtimi i konsumit në Kinë dhe një rritje e tregut amerikan, që eklipsuan shqetësimet nga Lindja e Mesme.

Nafta po shitet me 92.18 dollarë për fuçi pas rritjes në 95 dollarë një ditë më parë.

Tregjet nuk parashikojnë ende një rritje të fortë të naftës pasi Izraeli po vonon kundërpërgjigjen ndaj Iranit, që hodhi raketa mbrëmjen e të shtunës.

Irani do t'i përgjigjet çdo veprimi kundër interesave të tij, tha presidenti Ebrahim Raisi të martën, sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve, një ditë pasi Izraeli paralajmëroi se do t'i përgjigjet sulmit me dron dhe raketa të fundjavës së Teheranit.

Irani prodhon më shumë se 3 milionë fuçi naftë bruto në ditë si një prodhues kryesor brenda Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë