Futboll

“Çmenduri” në Torino, Juventus rrëzon Napolin me 7+

Ndeshja kryesore e javës së dytë të Serisë A ka qenë një çmenduri e vërtetë. Juventus ka mundur të fitojë me Napolin në një ndeshje ku spektakli ishte prezent nga minuta e parë deri në të fundit, me plot 7 gola të shënuar.

Goli i parë i De Shiljos nga një kundërsulm i bardhezinjve dhe pas dyfishimi i Higuain në minutën e 20’ krijuan idenë se Juventus do e kishte shumë të lehtë fitoren me Napolin. Edhe Ronaldo me rrjetën e tij, që i çoi shifrat në 3-0 krijoi imazhin e një ndeshje të mbyllur dhe Napoli duhej të dorëzohej.

Moment nga ndeshja Juventus - Napoli - Gazeta Si, 31 gusht 2019

Por nuk kishte ndër mend ta bënte një gjë të tillë ekipi i Ançelotit. Manolas ndezi shpresat, pastaj blerja e bujshme e merkatos, Lonazno hapi lojën brenda tre minutash. Me rezultatin 3-2, loja u bë shumë e bukur dhe aksione nga të dyja krahët.

Napoli e rritini nivelin e tij të presionit, deri sa në minutën e 81’, Di Lorenzo arriti të barazonte. Por nuk ishte e thënë që Juventus ta humbiste këtë ndeshje të “çmendur”. Për fitoren e torinezëve mendoi mbrojtësi i Napolit, Kulibali, i cili devijoi topin gabimisht në portën e tij, duke çuar në dëlir të gjithë tifozët në “Allianz Stadium”.

Moment nga ndeshja Juventus - Napoli - Gazeta Si, 31 gusht 2019

Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 6 pikëve pas 2 ndeshjeve të para dhe kryeson tabelën. Ndërsa Napoli gjatë pushimit të kombëtareve duhet të mendojë të rregullojë mbrojtjen, pasi 7 gola në dy ndeshje janë shumë nga një mbrojtje që në qendër ka dy gjigantë si Manolas dhe Kulibali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë