Jete & Stil

Citroen C5 Aircross brenda pak ditësh arrin në Evropë

Brenda pak ditësh do të arrijë në tregun evropian, modeli më i ri Citroen C5 Aircross.

C5 Aircross është SUV kompakt i bazuar në Peugeot 3008 dhe 5008, Opel Grandland X.

Kompania franceze me modelin e ri synon të konkurrojë shitjen e SUV-ave të cilat aktualisht më të shitur në botë, Nissan Qashqai, Toyota RAV4.

Nuk ka të dhëna nëse Citroen ka ndryshuar në krahasim me versionin kinez, i cili disponon dy variante benzinë, prej 165 dhe 200 kuajfuqi me ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive.

C5 Aircross ka edhe versionin plug-in hibrid me elektromotorë dhe rreth 300 kuajfuqi. Prezantimi i modelit më të ri të Citroen në Evropë do të bëhet më 24 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë