Ushqim

Cilat janë ushqimet më të frikshme?

Përveç Hallouinit, kësaj feste me maska të frikshme, gjithashtu ka edhe ushqime që janë realisht të frikshme. Disa prej tyre janë:
Fugu
I njohur ndryshe si peshku top, është më helmues se cianuri (një përbërës kimik helmues). Megjithatë, pavarësisht rreziqeve që mund të sjellë ky produkt, ai konsumohet, pas një sërë kontrollesh nga kuzhinierë ekspertë. Fugu përdoret më së shumti në Japoni dhe shpesh shërbehet i papërpunuar dhe i prerë hollë ose i gatuar në supë.
Po në Japoni nuk rrezikohen njerëzit që e konsumojnë? Jo nuk ndodh kjo, pasi atje ka kuzhinierë specifikë për përgatitjen e peshkut, të cilët trajnohen për vite me radhë. Kështu që përpara se të konsumoni këtë ushqim, sigurohuni që peshkut t'i jenë hequr pjesët e tij helmuese.

Casu marzu
Ju e dini shumë mirë çfarë do e bënte një vakt shumë të mirë, një antipastë djathërash sigurisht. Kështu që nuk është shumë tërheqës mendimi se, mund të helmohemi nga djathi.
Ky djathë ka një histori mitike dhe shumë njerëz, janë të dëshpëruar pasi nuk e provojnë dot lehtësisht. Djathi i cili quhet Casu mazu, bëhet duke shtuar në qumështin e deleve larvat e mizave dhe me kalimin e kohës ato e zbusin djathin, kështu që kur shërbehet ai është disi si i lëngshëm. Ndërkohë, ata që e kanë provuar tregojnë se ngjan me një “gorgonzola të pjekur” dhe ka një aromë të fortë, të veçantë, falë jashtëqitjes së larvave. Nëse doni a provoni, ka disa gjëra që duhet t’i mbani mend. Së pari, duhet të vraponi shumë shpejt, sepse ato do të kërcejnë direkt në ajër, kur ju të merrni një copë djathë. Së dyti nëse djathi vërtet përbëhet nga mizat, më vjen keq por krimbat nuk janë të aprovuar për t'u konsumuar në listën e ushqimeve të lejuara në BE. Së treti, arsyeja kryesore që nuk do ta konsumoni është sepse shkruhet në etiketë se është djathi më i rrezikshëm për shëndetin.

Gjethet e Ravenit
Është e garantuar se pamja e kësaj gjetheje nuk duket shumë e fikshme, por kur të mësoni për të do t’i trembeni më shumë se festës së Hallouinit. Këto gjethe që shikoni janë shumë të shijshme por, kërcelli i tyre përmban edhe helm. Helmi është acidi oksalik i cili në sasi të mëdha, shkakton të vjella dhe probleme me veshkat.
Sidoqoftë, ka shumë debate rreth faktit se sa të rrezikshme janë gjethet e ravenit për shkak të nivelit të lartë të acidit oksalik që gjendet në to. Në një studim për këtë çështje, universiteti shtetëror i Oregonit shpjegoi se “Gjethet e Ravenit janë toksike dhe njerëzit kurrë nuk duhet t’i konsumojnë ato” kështu që mendohuni dy herë kur të doni t’i provoni. Është e vështirë, por nepsi duhet lënë mënjanë ndonjëherë.

Fasulet e sojës
Duke marrë parasysh që fasulet dhe bishtajoret janë aq të mira për t’u konsumuar, është e çuditshme që ka disa lloje prej tyre të cilat nëse nuk përgatiten siç duhen, mund t’ju sëmurin, shumë rënë madje. Fasulet e kuqe në formë veshke dhe fasulet e sojës bëjnë pjesë në këtë kategori. Nga njëra anë ato janë të mbushura me proteina, fibra, vitamina dhe minerale, ndërsa në anën tjetër ato kanë veti negative, kur përpunohen pasi lëshojnë një lloj lektine (përbërës ushqimor) të quajtur fitohemagglutinin, e cila është njëkohësisht e vështirë sa për t’u tretur aq edhe për t’u konsumuar. Kështu që nëse konsumoni këto lloj fasulesh, përgatituni për një dhimbje stomaku dhe të vjella pafund, por lajmi i mirë është se nëse gatuhen siç duhet, janë të shëndetshme. Për të gatuar fasulet e thata të sojës siç duhet, së pari ziejini ato fillimisht për 12 orë në ujë dhe kullojini dhe shpëlajini, më pas ziejini përsëri.

Arrë myshku
Kjo arrë është një përbërës kryesor i biskotave që konsumojmë nëpër festa dhe e bën të shijshme pudingun, por nëse e konsumojmë në sasi të mëdha edhe ajo ka efekte anësore të tmerrshme, duke përfshirë të vjella dhe marrje mendsh. Në fakt një studim ka treguar se njerëzit që konsumojnë arrë myshku, mund të kenë edhe halucinacione. Atëherë, pse dikush do të zgjedhë të konsumojë këtë produkt? Duke pasur parasysh efektet anësore, nuk është aspak një ushqim që ia vlen të konsumohet. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë