Kombetarja

Cikalleshi tregon klasin në Arabi, shënon dhe i dërgon një mesazh Silvinjos

Gazeta Si - Sokol Cikalleshi në formë të mirë. Sulmuesi kavajas i Kombëtares po shënon rregullisht kohët e fundit në Arabinë Suadite. Ai ishte protagonist me gol edhe në fitoren e sotme 3-0 të Al Khaleej ndaj Al Raed.

Në fundin e ndeshjes, Cikalleshi shkarkoi të djathtën në një pozicion pak diagonal me portën, duke lënë të palëvizur portierin kundërshtar. Ai realizoi golin e 3-të për skuadrën e tij, duke ‘vulosur’ fitoren.

Pa Armando Brojën që do jetë jashtë për një kohë të gjatë, eksperienca e Cikalleshit do të jetë e nevojshme për kuqezinjtë në kualifikueset e Europianit që nisin në mars. Kavajasi ka shënuar 3 gola në kampionatin arab. Nëse mban këtë ritëm, ai do ta ndihmojë jo pak trajnerin Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë