Kombetarja

Cikalleshi një ‘gjahtar’ goli, sulmuesi shënon para grumbullimit me kuqezinjtë

Gazeta Si – Jo vetëm Myrto Uzuni që po shënon rregullisht në Spanjë. Në formë të mirë sportive është edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Sokol Cikalleshi. Kavajasi ka gjetur edhe sot rrugën e rrjetës në Arabinë Saudite.

Cikalleshi shënoi në kampionat vetëm pas 13 minutash lojë, duke treguar aftësitë e tij si një ‘gjahtar’ goli. Sulmuesi kuqezi ndoqi aksionin dhe shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një gabim të mbrojtjes kundërshtare për ta përcjellë topin në rrjetë.

Një gol që vjen pak ditë para grumbullimit me Kombëtaren për ndeshjen me Poloninë, që hap kualifikueset e Euro 2024. Për Cikalleshin është goli i 6-të në kampionat. Eksperienca e tij e gjatë pritet t’i shërbejë edhe trajnerit Silvinjo në startin e aventurës kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë