Futboll

Cikalleshi e nis vitin mbarë, gol në rikthimin te Akhisar

2019-ta ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Në rikthimin e tij te ekipi i Akhisar, sulmuesi kavajas duket në formë, pasi që në ndeshjen e tij të parë ka gjetur golin. Cikalleshi ka shënuar dy gola në fakt në ndeshjen e Akhisar kundër Beshiktash, por i pari është anuluar nga sistemi VAR.

Sulmuesi 28-vjeçar e nisi këtë ndeshje nga stoli, por në minutën e 46’, kur ndeshja ishte në rezultatin 0-1 për Beshiktash. Pasi Beshiktash dyfishoi avantazhin, Cikalleshi shënoi golin që shkurtoi diferencat, por sistemi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

https://twitter.com/lockedsport/status/1086335357224996865

Pas këtij episodi, Beshiktash do të shënonte edhe golin e tretë. Nderin e skuadrës vendase do e shpëtonte në minutën e 81’, pikërisht sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi. Kavajasi gjeti rrugën e rrjetës, pas një kundërsulmi të shpejtë të Akhisar dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi. Për dy golat, por edhe formën e treguar paraqitja e Cikalleshit është vlerësuar si shumë pozitive nga mediet turke.

https://twitter.com/GoalWarning/status/1086340296676438016

Ky gol dhe kjo formë e Cikalleshit në këtë moment është një ogur i mirë për të, pasi jemi shumë pranë fillimit të eliminatoreve të kampionatit europian, që do të nisin në muajin mars. Cikalleshi ka luajtur edhe më parë te Akhisar, ekipi turk, ku ka shkëlqyer më së shumti dhe që besohet se do e ndihmojë të rikthehet në formën e tij më të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë