Shendet

Cigaret elektronike pa nikotinë në të vërtetë përmbajnë të njëjtin nivel substancash të varësisë

Një hulumtim i Inter Scientific, që kontrollon produktet e cigareve elektronike arriti në përfundimin se edhe cigaret elektronike që shiten pa nikotinë, në të vërtetë përmbajnë të njëjtin nivel të substancave të varësisë si cigaret normale elektronike.

David Lawson, shefi ekzekutiv në Inter Scientific thotë se cigaret elektronike duhet të kenë një listë të përbërësve dhe paralajmërimet përkatëse për problemet shëndetësore që shfaqin.

John Herriman, shefi ekzekutiv i Institutit Chartered Trading Standards, thotë se vazhdon të jetë i shqetësuar për sasinë e madhe të cigareve elektronike që shiten jashtë çdo rregulloreje.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Britani tha në një deklaratë se do të marrin çdo masë për të ndaluar shitjet e paligjshme dhe për të parandaluar që ato cigare elektronike që shiten jashtë çdo rregulloreje të mos dalin nga vendi për t’u shitur në vende të tjera.

“Ne nuk do të tolerojmë shitjen e produkteve të paligjshme dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për t'i hequr ato nga raftet dhe për t'i ndaluar të kalojnë kufijtë tanë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë