Sociale

Çifti 78 dhe 79-vjeçar nga Korça fitojnë betejën me Covid-19

Një çift 78 dhe 79-vjeçar nga Korça kanë fituar sot betejën me koronavirusin, duke ngjallur shpresë për të ardhmen në këtë situatë të paqartë dhe të trazuar që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Edhe pse janë grupmosha më e rrezikuar dhe 79-vjeçari vuante nga sëmundje respiratore, ata priten të lënë spitalin falë edhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve.

Çifti nga Korça janë në mesin e 76 pacientëve të shëruar deri në këto momente nga COVID-19. Pesë prej tyre kanë lënë Spitalin Infektiv duke dalë fitimtarë nga kjo luftë me koronavirusin.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e shoqëron me një foto të mjekëve dhe infermierëve, pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19.

“Pesë pacientë kanë lënë sot Spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19!”, shkruan Manastirliu.

Më Shumë