E ardhmja e Frenkie de Jong, ende në ajër. Ndërsa mesfushori holandez mbetet i vendosur në vendimin e tij për të vazhduar te Barça dhe për të përmbushur kontratën e tij, klubi katalan po punon kundër kohës për të përmbushur kushtet e “fair-play”-it financiar të La Liga-s (duhet të regjistrojë prurjet e reja).
Klubi i Barcelonës vazhdon të negociojë për shitjen e disa lojtarëve. Një prej tyre është Memphis Depay, i cili mund të largohet nga klubi për të nënshkruar me Juventusin, ndërsa në Angli, gazeta “The Times” shkruan se Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Chelsea-n për transferimin e holandezit në “Stamford Bridge”. Chelsea po pret që De Jong të ndajë mendjen.
Mesfushori e hodhi poshtë marrëveshjen që Barça kishte me Manchester United për të luajtur në “Old Trafford”. Klubi i Barcelonës do të merrte afër 85 milionë euro, duke përfshirë variablat. Por me Chelsea-n ndryshon puna, sepse luan në Champions League. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.