Teknologji dhe Inovacion

ChatGPT tashmë me aplikacion zyrtar për iOS

OpenAI prezantoi një aplikacion për sistemin operativ iOS për ChatGPT, duke premtuar se versioni për sistemin operativ Android do të dalë “së shpejti”.

Aplikacioni është falas, sinkronizon kronologjinë e bisedave me web dhe zotëron funksione zanore, të mbështetura nga modeli i njohjes së zërit open-source Whisper i OpenAI.

Aplikacioni funksionon si në iPhone edhe në iPad dhe mund të shkarkohet nga App Store.

OpenAI thotë se aplikacioni është në fazë zhvillimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të përhapet në vende të tjera “në javët e ardhshme”.

OpenAi nuk e kishte përmendur më parë daljen e një aplikacioni në celular, por kjo gjë ka kuptim, duke parë përhapjen e jashtëzakonshme të ChatGPT.

Chatbot Ai u prezantua në nëntor të vitit të kaluar, duke u rritur në përdorim.

Sipas disa vlerësimeve të jashtme, aplikacioni tërhoqi 100 milionë përdorues në janar të këtij viti, por OpenAI nuk i ka konfirmuar këto shifra.

Prezantimi i aplikacionit është interesant, duke marrë në konsideratë qasjen disi ambigue të OpenAi në pozicionimin e ChatGPT në treg.

Edhe pse chatbot u prezantua si një eksperiment, gjeti shpejt konsumatorë që e përdorin për çdo gjë.

Në shkurt, OpenAi prezantoi planin e abonimit me pagesë për aplikacionin, ChatGPT Plus, me akses të privilegjuar dhe përgjigje të gjeneruara, duke përdorur modelin e fundit gjuhësor të kompanisë, GPT-4.

Çmimi është 20 dollarë në muaj.

Deri më tani, mënyra më e mirë për të pasur akses te modelet gjuhësore të OpenA në celular ishte përdorimi i aplikacionit Bing të Microsoft, që ofron akses te chatbot-i GPT-4 i kompanisë.

Një aplikacion zyrtar i ChatGPT me shumë gjasa do të tërheqë disa prej përdoruesve të Microsoft, që ka përdorur aksesin në chatbot-in e tij si një mënyrë për të tërhequr njerëzit drejt Bing dhe Edge.

Prezantimi i një aplikacioni zyrtar të ChatGPT duhet, kështu shpresohet të paktën, të ndalë njerëz të shumtë të regjistrohen në aplikacione të panumërta spam dhe false, duke pretenduar të ofrojnë akses te chatbot në celular.

Lajmi vjen në të njëjtën javë kur CEO i OpenAi, Sam Altman, dëshmoi para Kongresit për rreziqet që mund të sjellë IA për shoqërinë.

Sipas Mira Murati, CTO i kompanisë, OpenAI synon të prezantojë së shpejti edhe një version për sistemin operativ Android./ The Verge


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë