Teknologji dhe Inovacion

Aplikacioni i ChatGPT tashmë ofrohet edhe në Shqipëri

Nga Gazeta Si- Shefja e teknologjisë e OpenAI, kompania që zhvillon ChatGPT, Mira Murati ka njoftuar se ChatGPT do të ofrohet edhe në Shqipëri me anë të një aplikacioni zyrtar.

“Përmes një postimi në Twitter, Murati shkroi se aplikacioni është i disponueshëm tashmë në Shqipëri, Gjermani, Kroaci, Angli, Francë, Gjermani, Irlandë, Brazil, Korea e jugut, Zelanda e Re, Britani, Nigeri dhe Nikaragua.

Shqiptarja Mira Murati, me origjinë nga Vlora është krijuesja e aplikacionit më të famshëm dhe më të diskutueshëm të AI.

Para disa ditësh OpenAI njoftoi se “aplikacioni ishte në fazë zhvillimi në Amerikë dhe shumë shpejt do të përhapet edhe në vende të tjera”.

Ndërkohë Murati shkroi në Twitter se shumë shpejt aplikacioni do të jetë i disponueshëm edhe për shtete të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë