Futboll

Champions/ Milan, Juventus dhe …Broja në kërkim të suksesit të parë

Gazeta Si - Xhiroja e dytë e ndeshjeve në grupet e Championsit vazhdon sot në mbrëmje me grupet E, F, G dhe H. Përjashtim bën vetëm ndeshja Rejnxhërs-Napoli e Grupit A, e shtyrë nga e marta për sot. Disa prej klubeve të mëdha, si Milan, Juventus dhe Çelsi janë në kërkim të fitores së parë.

Milani synon të kthehet në nivelin e dikurshëm edhe në Europë, por nuk është aspak e lehtë. Kuqezinjtë presin Dinamon e Zagrebit, që javën e kaluar bëri surprizën, duke mundur Çelsin. Skuadra e Piolit vjen pas barazimit në fushën e Salcburgut dhe sot kuotohet si favorite në letër.

Milani feston nje gol. Gazeta Si, 14 shtator 2022

Juventusi u mund në ndeshjen e parë nga PSG dhe sot është i detyruar të mundë Benfikën për të mbajtur të hapura llogaritë e kualifikimit. Ambienti te torinezët ka qenë jo pak i trazuar pas asaj që ndodhi në ndeshjen me Salernitanën në kampionat, me atë gol të anuluar që shkaktoi shumë polemika. Sot nuk falet gabimi.

Fitoren e parë kërkon sot edhe Çelsi i Armando Brojës. Londinezët kanë ndërruar trajnerin pas humbjes në Zagreb dhe pritet reagimi i menjëhershëm ndaj Salcburgut. Broja luajti gjysmë ore në ndeshjen e parë, tani mbetet të shihet, nëse trajneri i ri Poter do ta preferojë apo jo.

Champions, faza në grupe
Sot, orë 18:45
Milan-D.Zagreb
Shakhtar Donetsk-Selltik
Ora 21:00
Çelsi-Salcburg
Kopenhagen-Sevilja
Juventus-Benfika
Makabi Haifa-PSG
Mançester Siti-B.Dortmund
Glalsgou Rejnxhërs-Napoli
Real Madrid-Lajpcig


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë