Ushqim

Çfarë të hani tani që festat ikën por kilet e marra ngelen aty

Ushqimi dhe fundviti kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkë dhe shpesh kjo bie në kurrizin tonë, në somakun tonë më mirë .

Jemi shumë të lumtur deri në momentin që kuptojmë se ndjehemi shumë të fryrë dhe se peshorja nuk tregon të  njejtat numra si para  ca ditësh.  Çfarë  të  bësh për këtë ?

Amy Shapiro dhe Alissa Rumsey, dietologe dhe nutricioniste kanë  disa këshilla se  çfarë  mund të  bëni sot dhe në  ditët në  vazhdim për të  hequr qafe fryrjen dhe kilet e marra.

"Pas pushimeve, të gjithë janë të gatshëm të jenë kaq drastikë, por nëse hedhim hapa të vegjël, kjo ndoshta do të çojë që ne të jemi më të qëndrueshëm dhe të jemi në gjendje të mbajmë qëllimet tona." thotë  Amy.

E rëndësishme është  që sot dhe në ditët në vazhdim të pimë sa më shumë  ujë .

"Nga shtimi i peshës që vendosim gjatë gjithë sezonit të festave, disa prej tyre janë fryrje sepse duhen shumë kalori për të vendosur yndyrën. Kështu që, nëse qëndrojmë të hidratuar, ne lehtë mund të heqim një pjesë të natriumit shtesë", thotë Shapiro.

Për më tepër, nëse pimë shumë ujë, nuk i marrim ato shenja false të urisë. Gjithashtu, uji është shumë i rëndësishëm për metabolizmin tonë, për humbjen e peshës.

Një studim i botuar në The Journal of  Clinical Endocrinology & Metabolism zbuloi se pirja e 500 mililitrave ujë rrit nivelin e metabolizmit me 30%.

Në rast se e urreni pirjen e ujit ose thjesht nuk jeni një  njeri që  pini shumë  ujë , ka edhe mundësi të shkëlqyera ushqimore për të qëndruar të hidratuar.

Është  shumë  e thjeshtë : Sa herë  që  hani një  vakt, përfshini dhe perimet e freskëta.

"Filloni ditën tuaj me perime me vezët tuaja ose hani një sallatë në drekë ose të paktën një perime në darkë", thotë Shapiro.

Është e rëndësishme të hani perime gjatë  gjithë  ditës pasi kanë  shumë  fibra, të cilat do ju ndihmojnë  të  mos ndjeheni të uritur si dhe kanë shumë pak kalori.

Ata gjithashtu kanë prebiotikë, e cila është një fibër, për t'ju ndihmuar të qëndroni të ngopur dhe për t'ju ndihmuar të ulni ndjesinë  e fryrjes.

Kur zgjedh ushqime pas festave, Shapiro thotë të qëndrosh larg artikujve që kanë vlerë të ulët ushqyese si karbohidratet e thjeshta dhe kaloritë boshe. Këto lloje të ushqimeve përfshijnë biskota, ëmbëlsira, produkte të pjekura, drithëra për mëngjes dhe pije energjike. Në vend të kësaj, Shapiro sugjeron të përqendroheni në karbohidratet komplekse dhe "ushqimet kafe" si gruri i plotë, quinoa dhe orizi kaf.

Mbani pijet tuaja "të pastra"

"Hiqini qafe të gjitha ato pije festive. Të gjithë kanë sheqerna të fshehur në to. Nëse doni të  pini diçka por që  nuk është uje, provoni çajra të  ndryshëm. Ju ndihmojnë  të  hidratoheni, ju heqin ndjesinë  e fryrjes si dhe janë  shumë  të  mirë  dhe për shëndetin mendor.

Për të  gjithë  ato që  e kanë  me nxitim për të  hequr kilet dhe heqin dorë  direkt nga  çdo gjë, dy nutricionistet thonë se kjo është  shumë  e gabuar.

“Njerëzit tani janë të prirur të mos konsumojnë asgjë me kalori për të kompensuar kaloritë që kanë  marr gjatë festave por kjo është  shumë e dëmshme.”thotë  Shapiro.

Një  veprim i tillë  dëmton organizmin tuaj dhe mbas disa ditësh do të  keni më shumë nevojë  për të  ngrënë  pasi trupi juaj nuk e pranon një  ndryshim drastik në  një  kohë  kaq të  shkurtër.

Përveç ushqimit, dietologet thonë  se nuk duhet të  harrojmë  dhe ushtrimet.

“Një  kujdes në  ushqim nuk ndihmon plotësisht pa stërvitje, sidomos ato që  janë  të  rregullt në  këtë  të  fundit.” thotë  Rumsey, e  cila është gjithashtu një trajnere personale.

"Shumë njerëz, gra, në veçanti, neglizhojnë ushtrimet. Ushtrimet janë  thelbësore në  mënyrë  që  të  parandaloni humbjen e muskujve dhe forcës.

Më shumë masë muskulore gjithashtu ndihmon për të menaxhuar më mirë peshën, për të ruajtur fleksibilitetin dhe për të përmirësuar durimin.

Nga ana tjetër, Rumsey thotë  se është  në rregull të  hani herë  pas here.

"Ngrënja gjatë ditës mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe të energjisë së lartë, nëse e bëni siç duhet. Hani shpesh fruta, djathë , perime, arra ose gjalpë  arrash, vezë  të  ziera shumë  apo dhe drithëra.

Teknologjia gjithashtu luan një  rol të  madh në  peshën tonë  kështu që  është  mirë  që  këto ditë  pushimi të  largohemi sa më  shumë  të  kemi mundësi nga pajisjet elektronike.

Të qenit i ulur në telefonët ose laptopët tanë është gjithashtu një recetë për shtimin e peshës dhe sëmundjeve të zemrës, prandaj përdorni telefonin tuaj për të përmirësuar trupin dhe mendjen tuaj.

Uluni për të  pushuar por mos merrni telefonin pasi direkt do ju lindë  dëshira të  hani diçka, me shumë  mundësi diçka të  embël apo produkte të  skuqura.

Bëni disa sakrifica këto ditë  në mënyrë  që trupi juaj të  kthehet sa më  shpejt në  gjendjen e tij normale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë