Shendet

Çfarë shkakton varianti Delta dhe sa e rrezikuar është Shqipëria?

Varianti Delta B.1.617, u zbulua në 5 tetor 2020 në Maharashtra, shteti ku ndodhet Mumbai. Ka dy mutacione (tashmë të njohura) në proteinën “Spike”: E484Q dhe L452R. Pra janë dy variante në një dhe ekziston mundësia që varianti të jetë rreth 50% më shumë i transmetueshëm se sa variantet e tjera.
Pacientët që preken nga ky variant kanë ngarkesë virale më të lartë dhe kjo ka sjellë pasoja në njerëz. Aktualisht Covid-19 në vendin tonë po qarkullon me intensitet të ulët, ndërkaq nuk janë konstatuar raste të variantit delta edhe pse aktualisht janë prezent në vende të tjera të rajonit. ISHP prej dy javësh ka deklaruar se nuk ka arritur të konstatojë këtë variant apo shenja të llojit të tij.
“Përveç sekuencimit që identifikon në kohë reale, ka edhe metoda të tjera alternative. Në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të identifikuar me variantin indian. Kemi sinjale që nga ana epidemiologjike na referojnë në lidhje me udhëtimet që kanë kryer njerëz të caktuar. Por ne jemi ende duke monitoruar.,” tha për mediet virologia Iris Hasibra nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ndërkaq epidemiologët kanë parashikuar se me rritjen e numrit të të vaksinuarve dhe personave që e kanë kaluar Covid-19 do të kemi nj verë të relaksuar edhe pse mbi agresivitetin apo ecurinë e sëmundjes do të mësojmë më shumë në vjeshtë.
Në një intervistë për Gazetasi.al, mjeku shqiptar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Londër, Laidon Shapo, ka shpjeguar se për të kuptuar dhe për t’u përgatitur për vjeshtën, vendit tonë i duhet të dijë se sa për qind e popullatës e ka kaluar infeksionin dhe sa ka të vaksinuar me 1 ose 2 doza. Në varësi të eksperiencës se Britanisë së Madhe ku varianti Delta është dominant eksperti këshillon që duhet të monitorohet situata me kujdes.

Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky variant është identifikuar deri më tani në 44 vende. OBSH-ja thotë se varianti indian duhet ndjekur me vëmendje të veçantë por ende nuk klasifikohet si shqetësues. Organizata beson se varianti është më ngjitës dhe pjesërisht përgjegjës për valën e tretë epidemike të Indisë. Mjeku Jeremy Kamil, virolog në Universitetin shtetëror të Luizianës, ka thënë se një nga mutacionet është i ngjashëm me ato që janë parë në variantet e identifikuara në Afrikën Jugore dhe Brazil.
Ekspertët kanë shpjeguar se ky mutacion mund t’i ndihmojë virusit që t’iu shmanget antitrupave në sistemin imunitar, të cilat mund të luftojnë koronavirusin, bazuar në përvojën nga infektimet paraprake apo vaksina.
Nga ana tjetër EMA (Agjencia Europiane e Barnave ka konstatuar se vaksinat e Covid-19 të zhvilluara me metodën mARN. Menaxheri i strategjisë së vaksinave EMA, Marco Cavaleri ishte gjithashtu optimist se vaksinat e bazuara në adenovirus nga AstraZeneca / Oxford dhe Johnson & Johnson do të mbronin nga varianti.
Por ai shtoi se EMA ishte në pritje të të dhënave shtesë nga India, ku po administrohet një version i vaksinës AstraZeneca.
“Deri më tani, në përgjithësi, ne jemi goxha të sigurt se vaksinat do të jenë efektive kundër këtij varianti,” tha ai.
Ndërkaq të dhënat e fundit kanë treguar se 12 persona ndërruan jetë si pasojë e variantit Delta në Britani edhe pse i kishin marrë të dyja dozat e vaksinave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë