Jete & Stil

Çfarë ndodhi gjatë Javës së Modës në Tokyo le të mbetet në Tokyo

Nga të gjitha Javët e Modës që u zhvilluan në të gjithë botën, është pikërisht ajo në Tokyo që nuk na zhgënjen asnjëherë. Axhenda e mbushur e Tokyo-s, në të cilën u përfshin firma si Kazaburo, Hare, Tae Ashida dhe Hyke këtë sezon, mblodhi artistë dhe stilistë nga gjithë bota, por moda e vërtetë ishte tek qytetarët të cilët e përcillnin stilin e pasarelave në rrugë.

Nëse ju pëlqeu minimalizmi i New York-ut, Londrës, Milanos dhe Parisit, Tokyo do ju ndryshojë tërësisht mendjen, aty kishte vetëm printe të egra, aksesorë të paparë dhe flokë shumëngjyrësh.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni për çfarë bëhet fjalë :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë