Politike

Çfarë ndodh me reformën në drejtësi nëse nuk fiton PS? Xhafaj: S’ndryshon gjë, thjesht mund të frenohet…

Një ndër arsyet se pse kryeministri Edi Rama kërkon votën e qytetarëve është që reforma në drejtësi të vijojë.

Do zgjidhni reformën në drejtësi apo Ilir Metën?, ka qënë disa herë pyetja që shtronte Edi Rama nëpër takime.

Por Fatmir Xhafaj që synon një tjetër mandat deputeti në një pozicion aspak të favorshëm për të në listën e PS-së, shprehet se reforma në drejtësi nuk do të ndryshojë nëse në pushtet do të vijë PD-ja. Thjesht, sipas tij, ajo mund ta frenojë

 “Njëra e frenon drejtësinë dhe tjera e ndihmon drejtësinë. Prandaj shpesh herë thuhet, çfarë ndodh nëse nuk është PS?

Nuk është se do të ndryshojë gjë te reforma në drejtësi sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë, por ama mundet një forcë politike që është në pushtet, mund ta frenojë, ta pengojë apo individë të veçantë duke interferuar apo ndikuar në të, mund ta dëmtojnë apo cenojnë imazhin apo ecjen e këtij procesi” tha Xhafaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë