Para

Çfarë kuptojmë me kompani ‘offshore’ dhe pse njerëzit duan t’i fshehin paratë atje?

Termin "offshore" do ta shihni të lakohet shumë në dokumentet Pandora. Kjo ndodh sepse gazetat kanë zbuluar rrjete të ndërlikuara të kompanive që janë krijuar përtej kufijve, shpesh duke rezultuar me  pronësi të fshehur të parave dhe aseteve.

Ka disa arsye legjitime që njerëzit mund të duan të mbajnë para dhe pasuri në vende të ndryshme - përfshirë mbrojtjen nga sulme kriminale ose nga qeveritë e paqëndrueshme.

Edhe pse të kesh pasuri të fshehta jashtë vendit  nuk është e paligjshme në vetvete, përdorimi i një rrjeti kompleks të kompanive sekrete për të lëvizur para dhe pasuri është mënyra e përsosur për të fshehur të ardhurat nga kriminaliteti.

Gjithashtu kjo forme lejon njerëzit që të shmangin ligjërisht pagimin e disa taksave në vend duke i transferuar paratë e tyre ose duke krijuar kompani në këto vende - ndonjëherë të quajtura parajsa tatimore.

Hetimi i Pandora Papers është më i madhi i organizuar ndonjëherë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues - ata janë i njëjti grup që shqyrtoi një sërë dokumentesh të tjera të dëgjuara tashmë, duke përfshirë FinCen Files (2020), Paradise Papers (2017) dhe Panama Papers (2016).

Megjithatë, analistë të njohur kanë thënë për mediat ndërkombëtare se asnjëherë nuk ka pasur një humultim deri në këtë shkallë.

Në fund të fundit në këto dokumente nuk bëhet fjalë për 2 apo 10 milion dollarë por për triliona dollarë qarkullim

Përshtati në Shqip; Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë