Shendet

Çfarë është shtatzënia ektopike dhe si duhet të trajtohet?

Në vazhdën e diskutimit të ligjit të abortit, gratë dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin po pyesin se si vendimi do të ndikojë në kujdesin shëndetësor riprodhues më gjerësisht.
Por vendimi i fundit, ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e tyre për të trajtuar shtatzëninë ektopike, një ndërlikim kërcënues për jetën.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve ka paralajmëruar se ndalimet e abortit – edhe ato me përjashtim për shtatzënitë ektopike – mund të jenë të rrezikshme.
"Ne po shohim tashmë në Twitter dhe gjetkë, mjekë që kanë frikë të trajtojnë shtatzënitë ektopike”, tha Aileen Gariepy, drejtore e planifikimit familjar në “Weill Cornell Medicine” në New York. “

Çfarë është një shtatzëni ektopike?


Një shtatzëni ektopike ndodh kur një vezë e fekonduar implantohet në vendin e gabuar në trupin e një gruaje. Pra, në vend që të ngjitet në mukozën e mitrës, ku mund të mbijetojë, ajo rritet diku tjetër.
Më shumë se 90 për qind të rasteve, në një shtatzëni ektopike, veza e fekonduar implantohet në një nga tubat fallopiane të një gruaje, të cilat lidhin vezoret me mitrën.

Tubat fallopiane janë të hollë dhe plot enë gjaku. Nëse ato shpërthejnë, siç mund të ndodhë kur një vezë e fekonduar rritet në tub, kjo mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.
Në raste të rralla, një shtatzëni ektopike mund të implantohet diku tjetër, si në vezore, qafën e mitrës apo edhe një pjesë të brendshme të prerjes cezariane.

Pse shtatzënitë ektopike nuk mund të zhvillohen?


Shtatzënitë ektopike nuk mund të zhvillohen sepse një vezë e fekonduar nuk mund të mbijetojë jashtë mitrës.
"Nuk ka asnjë mënyrë për t'i riimplantuar ato. Nuk ka asnjë mënyrë që shtatzënia të mbijetojë. Një grua me një shtatzëni ektopike mund të ketë një test pozitiv shtatzënie, por kjo është thjesht sepse trupi po prodhon, hormonin e shtatzënisë, jo sepse shtatzënia po ecën normalisht”, tha Gariepy.
Dhe kur një vezë e fekonduar implantohet në tubin fallopian, kjo rrezikon jetën e një gruaje.

Foto ilustruese-Zhvillimi i shtatzënisë ektopike-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-05.07.2022.

Cili është trajtimi i shtatzënisë ektopike?


Gariepy tha se në raste të rralla, trupi do të përjashtojë një shtatzëni ektopike vetë. Por për shumicën dërrmuese të grave, opsionet e vetme janë mjekimi për të hequr shtatzëninë ose operacioni.
Nëse një shtatzëni ektopike diagnostikohet brenda pak ditësh ose javësh pas implantimit - në një pikë kur nuk ka gjakderdhje të rrezikshme - mjekët priren të përdorin një ilaç të njohur si metotreksat.
Ai jepet nëpërmjet një injeksioni dhe ndalon rritjen e qelizave për t'i dhënë fund shtatzënisë, e cila më pas ripërthithet nga trupi për disa javë.


Metotreksati nuk është i njëjti medikament që përdoret për një abort, i cili përfshin marrjen e dy barnave të ndryshme - mifepriston dhe misoprostol.
Një tjetër opsion i hershëm i trajtimit është kirurgjia laparoskopike, në të cilën një mjek bën një prerje të vogël në bark dhe përdor një tub të hollë të pajisur me një lente kamera dhe dritë për të parë zonën.
Mjeku mund të heqë edhe shtatzëninë.

Foto ilustruese-Ekografi shtatzënie-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-05.07.2022.

Cilat janë shenjat paralajmëruese?


Shenjat e hershme paralajmëruese të një shtatzënie ektopike përfshijnë gjakderdhje të lehtë vaginale dhe dhimbje të legenit ose të shpinës. Këto simptoma përputhen ngushtë me shenjat e zakonshme të shtatzënisë së hershme, të cilat mund të bëjnë konfuze gratë.
Gariepy gjithashtu vuri në dukje se disa gra në fillim janë asimptomatike, gjë që është një arsye pse ekzaminimi rutinë prenatal është i rëndësishëm në shtatzëninë e hershme.
Ndërsa shtatzënia ektopike rritet, simptomat bëhen më serioze. Gratë mund të përjetojnë dhimbje të papritura dhe të forta në bark ose legen, dhimbje ose dobësi të shpatullave dhe gjendje të fikte herë pas here.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve, i cili e konsideron abortin një " komponent thelbësor" të kujdesit shëndetësor.

Burimi:The New York Time/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë