Ushqim

Çfarë është dieta “Zone” dhe a është e shëndetshme?

Gjatë 25 viteve të fundit, miliona njerëz përfshirë edhe të famshëm si Jennifer Aniston, Sandra Bullock dhe shumë të tjerë) kanë ndjekur dietën Zonë të krijuar nga Barry Sears, psikolog. Një dietë që premton ulje të inflamacionit, pak uri dhe mirëqenie optimale. Por a sjell vërtet dieta Zone rezultate të konsiderueshme që mbështet shëndetin dhe jetëgjatësinë?

Çfarë është dieta Zone?

"Dieta Zone është krijuar për të kontrolluar inflamacionin e shkaktuar nga dietat për të penguar që ne të fitojmë peshë, sëmuremi dhe plakemi më shpejt", thotë Lauren Harris-Pincus themeluese e NutritionStarringYOU.com

Një kombinim i insulinës dhe acideve yndyrore të larta Omega-6 në trup janë dy fajtorët që mund të çojnë në inflamacion dhe më pas në mbipeshë, sipas Sears. Ndërsa keni nevojë për disa Omega-6, nivelet e tepërta mund të çojnë në rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës.

Karbohidratet, proteinat dhe dhjami lejohen të gjitha në këtë dietë, por në masë.

"Ju hani 40% karbohidrate, 30% proteinë dhe 30% yndyrë në çdo vakt pra sipas dietologes Julie Upton çdo vakt duhet të planifikohet dhe të ndiqet me përpikëri.

Asnjë ushqim nuk është plotësisht i ndaluar por shumë produkteve të ndryshëm u jepet si  "më të mirave" që janë lakra, e bardha e vezëve, salmoni), "i drejtë" që është djathi, veza, patatet dhe "të varfër" proshuta, orizi, akullore.

Së fundmi, Sears sugjeron të hani të paktën çdo pesë orë në dietën Zone për të balancuar urinë tuaj gjatë gjithë ditës.

A ka probleme me dietën Zone?

"Unë nuk besoj në caktimin e ushqimeve me etiketa të tilla si të mira dhe të këqija", gjë që i jep kontroll ushqimit mbi ne. Ideja për t'i thënë një ushqimi "jo" krijon një ndjenjë të kufizimit dhe studim pas studimi na tregojnë se kufizimi çon në mosbindje. Në vend të kësaj, unë besoj në edukimin e njerëzve se si të hanë, si të përfshijnë ushqime që janë të rëndësishme për ta në jetën e tyre dhe i edukoj ata se si t'i japin përparësi ushqimeve të shëndetshme” shpjegon dietologe Julie Upton.

Ajo gjithashtu vë në dyshim çdo dietë që ka shtesa për të shoqëruar planin, veçanërisht kur ato janë të kushtueshme. Dieta Zone ofron shtesa omega-3  gjithashtu dhe pluhurat proteinikë të cilat janë shumë të përpunuara dhe përmbajnë më shumë sheqer se disa produkte të tjerë konkurrues

Ndërsa Werner vlerëson përqendrimin në ushqime të tëra, fruta dhe perime, proteina dhe yndyrna të shëndetshme ajo nuk është aq e sigurt për tërësinë e dietës Zone.

Pra, a është Dieta Zone e shëndetshme?

"Unë mendoj se është një dietë ushqyese në krahasim me dietat e tjera", thotë Harris-Pincus.

Plus, ulja e inflamacionit dhe ideja për të mbushur pjatën tuaj me proteina dhe yndyrna të shëndetshme janë dy koncepte të forta.

Nëse zbuloni se një dietë e rreptë ju bën të kaloni darka me miqtë dhe të ndjeheni në siklet kur darka nuk përshtatet në mënyrë të përkryer me dietën tuaj, kërkoni zgjidhje të tjera që janë më të lehta për t’u përmirësuar dhe që kërkojnë më pak përkushtim siç është p.sh. dieta Mesdhetare, pa stres dhe zemër të shëndetshme.” thotë Werner.

Burimi:Shape\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë