Futboll

Çfarë do të thotë pezullimi i Dukës dhe Asambleja Zgjedhore e paçertifikuar?

Gazeta Si - Qeveria e futbollit shqiptar sot ka një president dhe një sekretar të përgjithshëm të pezulluar nga gjykata. Teorikisht, dy drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre, nuk mund të firmosin asnjë dokument.

Gjykata e Apelit la të premten në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të presidentit të FSHF-së Armand Duka dhe sekretarit të saj Ilir Shulku. Vetëm pak ditë më parë Duka u rizgjodh për herë të 6-të në krye të FSHF-së, ndërsa ditën e vendimit të Apelit inspektonte stadiumin e Kukësit, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Nga Asambleja per kreun e FSHF-se. Gazeta Si, 19 mars 2022

Çfarë ndodh në këtë situatë? Duka dhe Shulku mund të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, por aktualisht ata nuk mund ta ushtrojnë detyrën e tyre. Gjthmonë teorikisht, ata as nuk mund të shkojnë në zyrën e tyre në FSHF, përderisa ka një vendim gjykate që ua mohon këtë të drejtë. Kompetencat në këtë rast i kalojnë zëvendëspresidentit të FSHF-së dhe ky institucion vazhdon punën.

Duka dhe Shulku nuk mund të ushtrojnë detyrën deri në fund të hetimit, por duhet theksuar se edhe Asambleja Zgjedhore e 15 marsit mbetet pezull, sepse për të qenë e vlefshme duhet çertifikuar nga Gjykata. Por kuptohet që Gjykata nuk mund të çertifikojë Asamblenë e zgjedhjes së presidentit të FSHF-së dhe Komitetit Ekzekutiv, kur ka një vendim të mëparshëm për pezullim ndaj presidentit të zgjedhur dhe ekzekutivit të institucionit që drejton futbollin në vend.

Eduard Prodani. Gazeta Si, 19 mars 2022

Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së, ekspert i fushës dhe në brendësi të çështjes, për Gazeta Si sqaron çfarë do të thotë pezullimi i Dukës dhe Shulkut në këtë moment: “Me kërkesë të Prokurorit, Gjykata kishte miratuar kohë më parë masën e sigurisë për “pezullim nga detyra“ të Dukës, Shulkut, etj., deri në përfundim të hetimeve për falsifikim dhe shpërdorim detyre në rastin e zgjedhjeve të SHRF Tiranë.

Pra, nga ai moment ai nuk ishte më president. Normalisht, as nuk duhej të kandidonte. Ata e kishin apeluar atë masë të Gjykatës, por Apeli vendosi ta lërë në fuqi. Kështu, ai (Duka) nuk mund ta ushtrojë detyrën deri sa masa të hiqet, pra hetimet të kenë përfunduar. Por kuptohet që hetimet mund ta nxjerrin dhe fajtor atë, Shulkun apo ndonjë tjetër”.

Deri në përfundimin e hetimeve, Duka dhe Shulku mbeten të pezulluar. Po ashtu, edhe Asambeleja mbetet pezull dhe mund të çertifikohet vetëm nëse Duka del i pafajshëm. Pas rizgjedhjes, Duka shigjetoi kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, njeriun që e ka sulmuar hapur, por që ditët e fundit nuk është ndjerë më për kët

Deri në përfundimin e hetimeve, Duka dhe Shulku mbeten të pezulluar. Po ashtu, edhe Asambeleja mbetet pezull dhe mund të çertifikohet vetëm nëse Duka del i pafajshëm. Pas rizgjedhjes, Duka shigjetoi kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, njeriun që e ka sulmuar hapur, por që ditët e fundit nuk është ndjerë më për këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë