Futboll

“C’est Magnifique!” Barcelona zyrtarizon francezin Grizman

Zgjidhet situata dhe Antuan Grizman është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Avokati i francezit ka depozituar shumën e 120 milionë eurove në zyrat e La Ligas, duke e liruar sulmuesin nga klauzola me Atletiko Madrid.

"C'est Magnifique!" (Është e mrekullueshme) Me këtë titull e ka bërë prezantimin Barcelona, duke mbyllur një nga telenovelat e merkatos verore 2019-2020. Katalanasit, pasi tentuan për një pagesë me këste, duke zemëruar Atletikon, me shpejtësi siguruan 120 milionë eurot dhe paraditen e sotme kanë bërë pagesën në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit. Prezantimi pritet të bëhet ditën e hënë. Francezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën. Ai e kishte ndarë mendjen që të launte për katalanasit dhe nuk u bashkua në stërvitje me Atletikon ditët e fundit. Të dielën Barcelona filon sezonin dhe drejtuesit e saj dëshirojnë që Grizman të jetë në San JoanDespi, bashkë me trajnerin Valverde.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1149667415564922880


Mbetet e hapur ndërkohë pista e brazilianit Nejmar. Sulmuesi ndodhet në Brazil për një impenjim me sponsorët dhe fondacionin e tij. Të hënën e presin në Paris dhe mbetet të shihet, nëse edhe ai do të kalojë te Barcelona. Nuk është e thjeshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë